Një rrahje brutale mes disa vajzave ka ndodhur sot, në Stacionin e Autobusëve në Pejë, pamjet e së cilës Sinjali i publikoi, ku shihet se si një vajzë grushton pamëshirshëm një vajzë tjetër, për motive ende të panjohura. Fillimisht nga Policia bënë të ditur për Sinjalin se një rast i tillë nuk është raportuar, ndërkohë që njoftuan se janë angazhuar njësitë përkatëse për mbledhjen e informacioneve.
Por tashmë Policia ka identifikuar vajzat e përfshira në rast dhe së shpejti pritet të merren masat e nevojshme ndaj tyre.
Kështu ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.
“E konfirmoj se rasti ka ndodhur sot. Policia ka marrë informacionet nga mediat dhe menjëherë është aktivizuar për të mbledhur informacionet që zbardhin rrethanat e ngjarjes. Vajzat e përfshira në rast janë identifikuar dhe pritet të merren veprimet hetimore lidhur me rastin“, tha Rugova për Sinjalin.
Ndryshe, pamjet e rrahjes brutale të publikuara nga Sinjali, i gjeni në linkun e mëposhtëm.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja lidhur me këtë rast.