Imazhe tronditëse vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe Nju Jorku, ku të vdekurit nga koronavirusi po grumbullohen në varre masive në një prej ishujve të tij.
Autoritetet e Nju Jorkut u detyruan të procedojnë me varret masive, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi i ka tejkaluar 7,000.
Ndërsa numri i viktimave u rrit ndjeshëm, ekipet shtetërore filluan t’i varrosnin në ishull trupat e pajetë, duke krijuar një varr masiv siç mund edhe ta shikoni në pamjet e marra me dron nga Associated Press.
Pamjet tregojnë sesi grumbullohen arkivolet prej druri, njëri mbi tjetrin.
Varrezat në Nju Jork janë mbushur, kështu që disa nga të vdekurit u vendosën të varroseshin atje në një zonë të veçantë.
Një zëdhënës i qytetit të Nju Jorkut tha se ishulli Hart do të vazhdojë të përdoret për varrosjen e njerëzve, pasi nevojat nuk mund të plotësohen në varrezat e qytetit të madh.
Vetëm në 24 orët e kaluara, 799 persona humbën jetën në Nju Jork./ Gazeta Sinjali/