image PAMJE/ Tifozët e Real Madridit në Francë djegin fanellën e Mbappes

Futboll

PAMJE/ Tifozët e Real Madridit në Francë djegin fanellën e Mbappes

news image

Rrjeti është duke diskutuar në mënyrë aktive videon në të cilën një tifoz i Real Madrid djeg bluzën e Kylian Mbappes. Tifozët e tjerë në këtë moment bërtasin me fyerje, shkruan abcnews.al.

Përdoruesit pretendojnë se video është filmuar në Francë, ndoshta gjatë finales së Champions League në Paris.

Marrëdhënia mes Mbappes dhe tifozëve të “klubit mbretëror” nuk është e lehtë.

Ndoshta në të ardhmen kjo do ta pengojë Kylian të bashkohet me Real Madridin, pasi siç e dini, “Los Blancos” nuk e kanë humbur plotësisht interesin për yllin francez. 

/GazetaSinjaliSport/