Gazeta Sinjali dje ka raportuar se është identifikuar i dyshuari që e ka goditur me veturë 20-vjeçaren në Fushë Kosovë, ndërsa sot një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Policia.
Siç ka bërë të ditur për Sinjalin zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, automjeti i dyshuar është përcjellë derisa ka arritur në një autoservis në Çagllavicë.
Vetura ka qenë e tipit “Opel Corsa” dhe si pasojë e aksidentit ka qenë e dëmtuar.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, rasti do të përcillet në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha Ahmeti.