image Pamje të tmerrshme të rrëmbimit, një burrë rrëmben vajzën sapo zbret nga autobusi

Botë

Pamje të tmerrshme të rrëmbimit, një burrë rrëmben vajzën sapo zbret nga autobusi

news image

Një video e transmetuar nga media botërore tregon momentin kur një burrë rrëmben një vajzë 9-vjeçare në Rhode Island në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa sekonda pasi ajo zbriti nga autobusi i shkollës, transmeton Gazeta Sinjali.

Video tregon vajzën duke ecur drejt shtëpisë kur Luis Martinez-Romero (34) doli nga automjeti dhe iu afrua asaj nga pas, raporton New York Post.

Pamjet tregojnë më pas një të huaj, të veshur me një maskë në fytyrë, duke kapur vajzën dhe duke e vendosur në ulësen e pasme të automjetit. Ai më pas u largua nga skena së bashku me të.

Vajza u kthye në të njëjtën pjesë të qytetit pas rreth një ore, tha policia.

Rrëmbyesi u arrestua të martën dhe u akuzua për rrëmbim të një të mituri dhe sulm seksual. Ai është në paraburgim dhe i është refuzuar lirimi me kusht. Policia deklaroi se i akuzuari nuk e njihte vajzën.

Pamjet mund t’i shikoni këtu. /Gazeta Sinjali/