image Pamje të terroristit që u vra dje në Londër

Siguri

Angli/ Pamje të terroristit që u vra dje në Londër

news image

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Londrën pasditen e djeshme, ku policia qëlloi për vdekje një person pasi ky i fundit terrorizoi zonën e Streatham Hight Road. Ai me anë të një thike të madhe plagosi të paktën tre persona.

Ndërkohë TCh ka siguruar edhe videon e terroristit të vrarë nga policia. Sipas të dhënave të fundit të plagosur kanë mbetur dy burra dhe një grua.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan i cili  tha se incidenti po trajtohet si “i lidhur me terrorizmin” dhe se ai ishte në kontakt me komisarin e Policisë Metropolitane dhe personelin.

Khan u shpreh se nuk do të lejohet që terrori të mund të godasë jetën e qetë të qytetarëve të Londrës.

Edhe kryeministri britanik Boris Johnson reagoi në lidhje me këtë sulm. “Lutjet e mia janë me të dëmtuarit dhe të gjithë ata që preken nga tragjedia”, shkroi në rrjetet sociale Johson. Policia ka thënë është në gatishmëri për çdo situatë të pakëndshme.