image Pamje të rralla nga shpërthimi i vullkanit në Sicili (Video)

Botë

Pamje të rralla nga shpërthimi i vullkanit në Sicili (Video)

news image

Vullkani Stromboli shpërtheu pasditen e së mërkurës (28 gusht) në Sicili. Nga pamjet të publikuara nga mediat e huaja, vihet re se nga shpërthimi doli një tym aq i madh sa mbuloi të gjithë qiellin.

Ndërkohë tymi po përhapej me shpejtësi në det dhe një anije me turistë, që dukej sikur po ndiqej nga vullkani, shpëton për fije.

Rreth 5 mijë persona ishin në ishull kur ndodhi shpërthimi. Ende nuk ka asnjë raportim për të lënduar apo dëme materiale.

Autoritetet italiane janë në gatishmëri të plotë pasi ekspertet e vullkanologjisë kanë dhënë alarmin e një tsunami.

Ndërkohë është ndaluar lëvizja e turistëve pranë vullkanit si dhe vozitja e barkave pranë tij./Sinjali/