image Rreziku i shpërthimit të vullkanit Ubinas, Peruja shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Botë

Rreziku i shpërthimit të vullkanit Ubinas, Peruja shpall gjendjen e jashtëzakonshme

news image

Qeveria e Perusë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme gjashtëdhjetë-ditore në komunitetet në pjesën jugore të vendit të mërkurën, pasi vullkani më aktiv i vendit,Ubinas, vazhdon të nxjerrë gazra dhe hi.

Hiri vullkanik që derdhet nga krateri i vullkanit në rajonin Moquegua, rreth 1,200 kilometra në juglindje të kryeqytetit Lima, ka arritur një lartësi prej 5,500 metrash, sipas Institutit të Gjeofizikës të Perusë.

Autoritetet lokale nuk kanë lëshuar ende një urdhër evakuimi emergjent, por Instituti Kombëtar i Mbrojtjes Civile (INDECI) po bën përgatitje, veçanërisht në një strehë të ndërtuar në vitin 2019 kur aktiviteti vullkanik i shtyu autoritetet të evakuojnë komunitetet me qindra qytetarë.

Rreth 2000 njerëz jetojnë në zonën e prekur.

Masa e shpallur ditën e djeshme i lejon qeverisë të marrë masa të jashtëzakonshme dhe të ndërmarrë veprime për të ulur rrezikun nga aktiviteti vullkanik./abcnews.al/

/GazetaSinjali/