Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Fushë Kosovë, më saktësisht para ETC-së, ku janë përfshirë një këmbësore dhe një automjet.
Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet se një person është shtrirë në mes të rrugës.
“E kanë shkel e në rrugë kish met, para ETC-së“, tha sinjalizuesi.
Ai tregoi se pamjet i ka bërë pak minuta para se t’i dërgojë në redaksinë e Sinjalit.
VIDEO:
Në vendngjarje tanimë kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe po merren me rastin, ndërsa ende nuk dihet nëse është arrestuar ndonjë person.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë për të marrë informacione shtesë në lidhje me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk kemi pranuar përgjigje.