Një anëtar rus i Wagner Group që po luftonte krah ukrainasve kundër rusëve, pasi kishte ndërruar anë është rrëmbyer dhe ekzekutuar në mënyrën më të rëndë të mundshme nga pjesëtarët e kësaj ushtrie private të Vladimir Putinit.
Ky i burgosur ishte rekrutuar nga Wagner Group dhe më pas ishte dërguar për të luftuar në Ukrainë, por atje është kapur nga ukrainasit, të cilëve u kishte dhënë informacione të rëndësishme për ushtrinë ruse dhe punët e pista të Putinit.
Kështu ai vendosi që në mënyrë vullnetare të luftojë me ukrainasit kundër rusëve.
Ai është filmuar duke u ekzekutuar në mënyrën më barbare nga pjesëtarët e Wagner në krye të cilës është Yevgeny Prigozhin, një nga njerëzit më të besueshëm të Putinit.
Pamjet e mëposhtme kanë përmbajtje të rëndë dhe rekomandohen vetëm për persona mbi 18-vjeç.