image Pamje të reja, qytetari ‘ngufat’ policin gjatë përleshjes në Ferizaj (Video)

Sinjalizime

Pamje të reja, qytetari ‘ngufat’ policin gjatë përleshjes në Ferizaj (Video)

news image

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje të reja nga rasti i përleshjes fizike mes zyrtarëve policorë dhe qytetarëve, pasi këta të fundit nuk po i bartnin maskat në publik.

Nga këto pamje shihet se përdorimi i forcës nga policët vjen si rezultat i rezistencës së qytetarëve për t’iu bindur urdhrit të ligjshëm të policisë.

Madje, pamjet tregojnë se qytetarët jo vetëm që kanë refuzuar përfilljen e urdhrit, por edhe kanë “shkepur” grushte në drejtim të policisë.

Nga pamjet po ashtu rezulton se njëri nga qytetarët e kishte shtrenguar aq shumë në fyt policin dhe nuk e lëshoi derisa polici ra në tokë.

Policia ka konfirmuar se është duke e trajtuar rastin në fjalë, ndërsa ende nuk dihet nëse Inspektorati Policor ka marrë ndonjë vendim për zyrtarët e përfshirë në rrahje.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në IPK, por akoma nuk ka marrë përgjigje. /Gazeta Sinjali/