Gazeta Sinjali ka siguruar pamje të reja nga rasti i përleshjes fizike mes zyrtarëve policorë dhe qytetarëve, pasi këta të fundit nuk po i bartnin maskat në publik.
Nga këto pamje shihet se përdorimi i forcës nga policët vjen si rezultat i rezistencës së qytetarëve për t’iu bindur urdhrit të ligjshëm të policisë.
Madje, pamjet tregojnë se qytetarët jo vetëm që kanë refuzuar përfilljen e urdhrit, por edhe kanë “shkepur” grushte në drejtim të policisë.
Nga pamjet po ashtu rezulton se njëri nga qytetarët e kishte shtrenguar aq shumë në fyt policin dhe nuk e lëshoi derisa polici ra në tokë.
Policia ka konfirmuar se është duke e trajtuar rastin në fjalë, ndërsa ende nuk dihet nëse Inspektorati Policor ka marrë ndonjë vendim për zyrtarët e përfshirë në rrahje.
Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në IPK, por akoma nuk ka marrë përgjigje. /Gazeta Sinjali/