Numrit të madh të aksidenteve rrugëve të vendit i është shtuar edhe një tjetër sot gjatë ditës, i cili u shkaktua në fshatin Leshan të Pejës, mes një automjeti të KFOR-it dhe një kombi.
Siç njoftoi KFOR-it tashmë është konfirmuar vdekja e një pjesëtari të tyre, i cili nuk mundi t’i bëjë ballë plagët e marra.
Viktima është një ushtar italian, që ishte i punësuar në bazën e KFOR-it në Novosellë.
Në të njëjtin aksident u lëndua edhe një tjetër ushtar.
“Në mjetin e përfshirë në aksident ndodhej edhe një tjetër ushtar i cili u transportua në një gjendje të vetëdijshme dhe të qëndrueshme në Camp Villaggio Italia me ambulancë, dhe më pas u dërgua në spitali ushtarak në Camp Film City për kontrolle të mëtejshme”, tha KFOR-i.
Teksa nga ky aksident i rëndë Sinjali ka siguruar edhe pamje:
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili po ashtu shtoi se personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është dërguar për mjekim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.
“Si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në komunë të Pejës, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është është ndaluar për 48 orë”, tha Nikçi.