image Pamje të qytetit të Durrësit tri ditë pas tërmeteve të pandërprera

Pamje të qytetit të Durrësit tri ditë pas tërmeteve të pandërprera

news image

Banorët sot në Durrës po përpiqen të përballojnë në kushte të rënduara psikologjike pasojat nga dëmet e shkaktuara në jetë njerëzish dhe në prona. Tre ditë pas tërmetit tragjik që shkaktoi dhjetëra jetë të humbura e shumë dëme materiale, në pamjet e sjella nga Zëri i Amerikës, qyteti bregdetar duket sikur ka dalë nga ndonjë betejë e egër luftë.

Pallate që mezi mbahen në këmbë, që të fusin frikën kur i sheh, e të tjera të rrënuara, të bëjnë të mbash frymën kur mendon pasojat që solli ky tërmet i mëngjesit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Të pyetur nga gazetari, banorët kanë treguar se jetojnë me frikë dhe ende janë në ankth e stres.

“Shkojmë hamë buke dhe na dridhet luga”, tha një banor.

“Në momentin që ra tërmeti nuk kam qenë i frikësuar, pastaj kur dola dhe pashë atë shkatërrim, jam…”, tha një tjetër banor i përlotur./VoA

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/2619890311411982/?t=0