Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentet e ekzekutimit të drejtuesit të një bande motoristësh në Bronx të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në video shfaqen dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoleta me silenciatorë, të cilët dalin nga një automjet tip Jeep, për ta vrarë 51-vjeçarin Francisco Rosado.
51-vjeçari Rosado, i njohur si lideri i bandës së njohur të motoristëve Pagan Motorcycle Club u qëllua disa herë nga atentatorët dhe ndërroi jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.
Deri në këto momente asnjë person nuk është arrestuar nga policia për këtë ngjarje. /Gazeta Sinjali/