image Pamje të dy qytetarëve në Mitrovicë që i shpëtojnë për "një fije floku" goditjes nga vetura

Siguri

Pamje të dy qytetarëve në Mitrovicë që i shpëtojnë për “një fije floku” goditjes nga vetura

news image

Elbenita Kajtazi, qytetare nga Mitrovica, ka publikuar një video ku shihet xhaxhai i saj, Smajl Kajtazi dhe një mik i tij, Faik Beka, në një trotuar para dyqanit të familjes, në momentin kur rrezikohen të goditen nga një veturë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas saj, video është realizuar në lagjen “Shipol” të Mitrovicës, banorët e të cilës janë çdo ditë të rrezikuar nga automjetet, pasi që thotë se në këtë rrugë nuk ka kurrë patrulla të policisë.

Në video shihen se si dy qytetarët i shpëtojnë për “një fije floku” goditjes nga një veturë e cila vjen në drejtim të tyre me një shpejtësi të madhe.

“Lagjja Shipol është rrugë magjistrale për Skënderaj dhe banorëve të saj u rrezikohet jeta çdo ditë në këtë mënyrë sepse në këtë rrugë nuk ka kurrë patrulla të policisë, edhe pse i kemi telefonu sepse ky nuk është rasti i vetëm që ka ndodh dhe asnjëherë nuk kemi gjetur përkrahje dhe ndërmarrje të ndonjë aksioni”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Ajo ka lutur mediat që të apelojnë për të ndërmarrë ndonjë aksion në këtë rrugë, sepse vlerëson se është çmenduri sesi vozitet aty dhe u rrezikohet jeta të gjithë banorëve të kësaj lagjeje.

“Unë isha vet në Kosovë dhe e kam vërejtur edhe vet që është çmenduri se sa shpejt vozitet në një lagje kur ka aq shumë shtëpi dhe vendbanim! Ne si familjarë jemi të shokuar po njëkohësisht të lumtur që axha jonë bashkë me axhin Faik kanë shpëtuar për një fije floku”, ka përfunduar ajo./Gazeta Sinjali/