image Pamje të drogës që u kap në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë

Siguri

Pamje të drogës që u kap në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë

news image

Pas operacionit të djeshëm të realizuar në Mitrovicë Veri ku ishin arrestuar katër persona dhe ishte shkatërruar një laborator për kultivim të drogës, një operacion të ngjashëm e ka realizuar edhe sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin e Mitrovicës Jugu dhe në Fushë Kosovë.

Nga ky aksion ka rezultuar arrestimi i pesë të dyshuarve dhe konfiskimi i mbi 56 kg të substancave narkotike, lloji marihuanë.

May be an image of indoor

Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokuroritë kompetente, ku pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar personat e dyshuar të cilët dyshoheshin se në bashkëveprim trafikonin narkotikë, nga Shqipëria në Kosovës dhe pastaj për destinim jashtë Kosovës.

No photo description available.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore fillimisht në lagjen Uglar të Fushë Kosovës është identifikuar i dyshuari (transportieri) i parë (S.B,) i cili drejtonte një veturë të tipit Mercedes, me të cilën transportonte substancën narkotike të fshehur në bunkerin e modifikuar të veturës.

No photo description available.

Më pastaj përmes Pikës Kufitare Vërmicë ka hyrë edhe i dyshuari i dytë (B.R,) me veturën e tij po ashtu të tipit Mercedes, i cili ka vazhduar në drejtim të Mitrovicës Jugu ku e priste personi i tretë (N.M,), me të cilin kanë vazhduar në shtëpinë/garazhin e të dyshuarit e cila gjendej në fshatin Vaganicë.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar dëshmitë si në vijim:

-(56 kg 81 gr) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë,

-(3) vetura të tipit Mercedes (dy me targa te Shqipërisë një me targa vendore, që të tria me bunker të modifikuar në të njëjtën mënyrë),

-(7) telefona celular,

-(10507) euro (dhjetëmijë e pesëqind e shtate euro) si dhe disa monedha Lek te Shqipërisë dhe Denar te Serbisë.

Me vendim mbi ndalimin e personave, katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi shitja e paautorizuar e substancave narkotike psikotropike dhe analoge”, ndërsa i dyshuari i fundit vazhdon në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/