image Pamje se si i riu përdor drita rotative dhe ndjek një veturë

Siguri

Pamje se si i riu përdor drita rotative dhe ndjek një veturë

news image

Drita rotative zakonisht vendosin automjetet e Policisë në raste më urgjente, mirëpo janë shpeshtuar rastet kur këto drita përdoren nga qytetarët për shaka.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe tash së voni, pasi në Tik Tok po qarkullon një video ku shihet se një veturë ka vendosur drita rotative dhe e ka ndjekur një veturë tjetër.

Në videon që është më poshtë, dëgjohen dy persona duke qeshur. Pasi vetura tjetër ndalet, njëri nga ta thotë ‘u nal’.

Më pas zbresin nga vetura dhe personi që incizon i afrohet shoferit të veturës tjetër.

Nuk dihet se ku ka ndodhur rasti saktë, mirëpo në përshkrim të videos është Vushtrri.

/GazetaSinjali/