image Pamje/Pasi u argëtuan, talebanët i vënë zjarrin parkut të lojërave

Botë

Pamje/Pasi u argëtuan, talebanët i vënë zjarrin parkut të lojërave

news image

Pak ditë më parë një grup talebanësh u filmuan duke u argëtuar në një park lojërash pasi morën kontrollin e Afganistanit, ku këtë park tashmë ia kanë vënë flakën.

Sipas disa videove që u publikuan në Twitter, shihen se talebanët e kanë djegur këtë qendër të lojërave, aty ku u zbavitën duke bërë xhiro me makinat elektrike.

Disa statuja brenda parkut që ishin fyese, besohet të ketë qenë arsyeja e djegies.

Në pamje shihet në flakë i gjithë parku argëtues.

Talebanët tashmë kontrollojnë gjithçka. Që prej të hënës, ata patrullojnë edhe Kabulin. Talebanët arritën të merrnin kontrollin e Afganistanit pas një lufte 20-vjeçare. /GazetaSinjali/