Pak ditë më parë një grup talebanësh u filmuan duke u argëtuar në një park lojërash pasi morën kontrollin e Afganistanit, ku këtë park tashmë ia kanë vënë flakën.
Sipas disa videove që u publikuan në Twitter, shihen se talebanët e kanë djegur këtë qendër të lojërave, aty ku u zbavitën duke bërë xhiro me makinat elektrike.
Disa statuja brenda parkut që ishin fyese, besohet të ketë qenë arsyeja e djegies.
Në pamje shihet në flakë i gjithë parku argëtues.
Talebanët tashmë kontrollojnë gjithçka. Që prej të hënës, ata patrullojnë edhe Kabulin. Talebanët arritën të merrnin kontrollin e Afganistanit pas një lufte 20-vjeçare. /GazetaSinjali/