image Pamje pas vrasjes së rëndë në Mitrovicë, të dyshuarit në arrati

Siguri

Pamje pas vrasjes së rëndë në Mitrovicë, të dyshuarit në arrati

news image

Driton Salihu 49 vjeçar, ka vdekur pasi u plagos me armë zjarri pas mesnate në Mitrovicë. I plagosur nga arma e zjarrit mbrëmë mbeti edhe vëllai i tij, Jeton Salihu 52-vjeçar, i cili po trajtohet në QKUK pas lëndimeve të marra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se “nga hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë  në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë.”

Më poshtë mund t’i shihni pamjet pasi ndodhi vrasja e rëndë, ku dëgjohet se Policia e Autoambulanca kishin arritur në vendin e ngjarjes.

/GazetaSinjali/