Një 41-vjeçar është gjetur i vdekur në Batllavë të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima dyshohet që ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është qëlluar për vdekje por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes tragjike.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se i dyshuari për këtë rast është 47-vjeçari me inicialet B.B. i cili është arrestuar sot rreth orës 08:00 në Gërdoc të Podujevës.
Tutje ajo ka shtuar se nga i dyshuari është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, ka thënë ajo për Sinjalin.
Më poshtë janë pamjet nga vendi i ngjarjes: