image Pamje nga vendi ku u plagos me thikë një qytetar në Prishtinë

Siguri

Pamje nga vendi ku u plagos me thikë një qytetar në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një përleshje e cila ka ndodhur mes disa personave te lagjja “Dardania” në Prishtinë, ku nga ky rast u plagos një qytetar me thikë.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku kanë bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar.

“Sot rreth orës 19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea), ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në deklaratën e Policisë./GazetaSinjali/