Stuhia Gloria ka pushtuar Spanjën dhe si pasojë e saj kanë humbur jetën 9 persona si dhe janë lënduar qindra të tjerë.
Era e fortë dhe dallgët disa metra të larta kanë shkaktuar shkatërrime të konsiderueshme në zonat bregdetare dhe në ishujt turistikë.
Autoritetet kanë kërkuar që turistët të largohen me urgjencë. Në zonat e brendshme të Spanjës ka reshje të mëdha dëbore.
Ndërkohë një video që po qarkullon në internet shihet se si Mallorca është mbushur nga një valë e madhe me shkumë.
Videot tregojnë dallgët që dërgonin ujin poshtë ndërtesave në Cala Ratjada në Mallorca.
Ndërsa në Costa Brava të Tossa de Mar, vendasit u zgjuan në pamjen surreale të shkumës së detit, e cila kishte pushtuar një pjesë të qytetit të vjetër./Gazeta Sinjali/