Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle kanë blerë një rezidencë në Santa Barbara të Californisë, aty ku banojnë një numër i madh personazhesh të famshëm.
Një burim pranë çiftit thotë se ata po synojnë të qëndrojnë përgjithmonë në këtë shtëpi.
Rezidenca 2136 metër katrorë, ka një bibliotekë, 14 tualete dhe kopshte me trëndafila dhe shatërvanë.
Shtëpia ka edhe një teatër në natyrë dhe një liqen artificial.
Për blerjen e shtëpisë, për të cilën thuhet se Harry dhe Meghan kanë paguar 14.7 milionë $ në Santa Barbara.