Fotografitë e filmuara nga ajri shfaqin pasojat e tmerrshme të zjarreve në Australi.
Vatrat e zjarrit që kanë kapluar këtë vend dhe që po konsiderohen më shkatërrueset në historinë e këtij vendi, kanë mbytur 27 persona dhe më shumë se një miliardë kafshë e kanë pësuar me jetë si dhe mbi 2,100 shtëpi janë shkatërruar, transmeton Telegrafi.
Fotografitë janë shkrepur nga Nearmap dhe i ka siguruar Daily Mail Australia, që tregojnë pasojat e tmerrshme të zjarrit në veçanti në zonat rurale të vendit.
Aty gjithashtu shihen fotografitë para dhe pas zjarreve në zonat malore, ku vërehet dukshëm shkatërrimit i zonave pyjore si janë ato në Forster, Harrington, Nana Glendhe Ëallabi Point, shumë pranë zonave të banimit.
Në anën tjetër qeveria është zotuar se do të formoj një komision që do të hetojë këto vatra zjarresh, si dhe ka dhënë 50 milionë dollarë australianë në mbrojtjen e botës shtazore.