Autobusi që po barte basketbollistët e KB Prishtinës është thyer orët e mbrëmjes së sotme në qytetin e Pejës, aty ku po mbahet edhe ndeshjet e Kupës së Kosovës.
Disa persona nga radhët e Trepçës dyshohet se kanë sulmuar me gurë e gjë sende të tjera autobusin dhe tifozët e KB Prishtinës në afërsi të palestrës “Karagaçi” në Pejë.
Pas sulmit, pati edhe përleshje mes tifozëve dhe zyrtarëve të klubit. Videot nga ky incident janë publikuar në rrjetet sociale.
Prishtina po luan me Pejën në çerekfinale të kësaj gare.
Pamje nga ky moment janë këto: