image Pamje nga laboratori i drogës në veri të vendit

Siguri

Pamje nga laboratori i drogës në veri të vendit

news image

Gazeta Sinjali një orë më parë raportoi ekskluzivisht se Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator droge në vendin ku dyshohej për kriptovaluta.

Ndërkohë, ministri Xhelal Sveçla sapo ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku ka bërë të ditur se në hapësirën e identifikuar janë mbjellur rreth 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.

“Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg. Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material. Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës”, njofton ministri i brendshëm.

Ndryshe, Sinjali mëson se aksioni u shoqërua me vonesa të pazakonta nga Gjykata dhe Prokuroria për lëshimin e urdhëresave, gjë që vuri në rrezik jetën e pjesëmarrësve në aksionin policor, sepse me qëllim të zmbrapsjes së tyre, persona tani për tani të panjohur shtien disa herë me armë automatike afër tyre.

/GazetaSinjali/