image Sveçla konfirmon raportimin e Sinjalit: Policia zbuloi laborator droge në veri, u gjetën mbi 10 mijë fije marihuanë

Siguri

Sveçla konfirmon raportimin e Sinjalit: Policia zbuloi laborator droge në veri, u gjetën mbi 10 mijë fije marihuanë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksion të Doganës në asistim me Policinë e Kosovës në fshatin Rudine të Zveçanit, në kërkim të prodhuesve ilegalë të kriptovalutave, por që atje u zbulua një laborator droge.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia ka zbuluar laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

“Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, ky aksion u shoqërua me vonesa të pazakonta nga Gjykata dhe Prokuroria për lëshimin e urdhëresave, gjë që vuri në rrezik jetën e pjesëmarrësve në aksionin policor, sepse me qëllim të zmbrapsjes së tyre, persona tani për tani të panjohur shtien disa herë me armë automatike afër tyre.

Ky është postimi i plotë i Sveçlës:

/GazetaSinjali/