image Pamje nga fshati Cërnushë i Mitrovicës i cili u kaplua nga zjarri

Siguri

Pamje nga fshati Cërnushë i Mitrovicës i cili u kaplua nga zjarri

news image

Disa fshatra në Mitrovicën e Jugut janë përfshirë nga zjarri sot. Atje tashmë kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe po bëhet përpjekje që zjarri të shuhet, raporton Gazeta Sinjali.

Në pamjet e dërguara nga një sinjalizues, nga fshati Cërnushë i Mitrovicës, shihet zjarr dhe tym, gjë e cila po rrezikon hapësirat përreth.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana, ka bërë të ditur për Sinjalin se zjarrfikësit, Policia, Forca e Sigurisë dhe KFOR-i tashmë janë në vendin e ngjarjes.

Evropa po përballet me zjarre si pasojë e valës së të nxehtit që po mbretëron ditëve të fundit.

Zjarret e mëdha në Evropë janë bërë më të shpeshta, po shkaktojnë më shumë dëme dhe po bëhen më të vështira për t’u shuar.

Franca, Spanja, Sllovenia, Kroacia dhe Greqia janë disa nga vendet që po përballen me zjarre.

/GazetaSinjali/