Ushtria ruse nuk po tregon mëshirë as ndaj civilëve ukrainas, ku deri më tani është raportuar për shumë civil të vrarë.
Janë bombardimet ato të cilat po i lënë të vdekur shumë njerëz, e bombardimet kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.
Në një video të publikuar shihet momenti kur një ndërtesë në qytetin e Irpinit, që gjendet në rajonin e Kievit bombardohet.
Nuk dihet nëse ka pasur viktima nga sulmi në këtë ndërtesë.