Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një aksion të Krimeve Ekonomike që shtrihet në Prishtinë dhe disa qytete të tjera, ku pritet arrestimi i më shumë se 20 personave.
Sinjali ju sjellë pamje nga arrestimi i disa zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Burimet brenda Prokurorisë njoftuan se pritet arrestimi i 9 zyrtarëve.
Veprat të cilat janë subjekt i hetimit janë “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar“, “marrje ryshfeti” dhe “dhënie ryshfeti” dhe “mashtrim me subvencione”.
Sinjali mëson se përveç rajonit të Prishtinës, përkatësisht Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ky aksion shtrihet edhe në rajonin e Pejës dhe të Gjilanit.
Burimet e Sinjalit njoftuan se cak i aksionit aktualisht janë edhe këto komuna: Podujeva, Vitia, Fushë Kosova dhe Istogu.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.