Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka pritur sonte në darkë, presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Takimi i organizuar për nismën e ”Ballkanit të Hapur”, u zhvillua në një nga resoret e njohura në Elbasan, ku për pak pritet të përfundojë takimi mes Ramës, Vuçiqit e Zaev.
Në vendin ku po mbahet darka shihet që ka shumë policë duke e vëzhguar situatën.