Një veturë ka rënë në Liqenin Akumulues, në Mitrovicë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Nga Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali kanë njoftuar se në këtë rast nuk ka asnjë person të lënduar.
Sipas tyre, vetura ka qenë e parkuar aty dhe ngasëses për shkak të manovrimit të dobët, i ka rrëshqitë automjeti dhe ka rënë në Liqenin Akumulues.
Më poshtë ju sjellim pamje nga aksioni i Klubit të Zhytjes “Trepça”, duke e nxjerrë veturën.