image Pamje nga aksioni i madh i Policisë në Podujevë, cak fajdexhinjtë

Siguri

Pamje nga aksioni i madh i Policisë në Podujevë, cak fajdexhinjtë

news image

Që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, tri Drejtoritë e Policisë së Kosovës, Krimet e Rënda, Krimet Ekonomike dhe Krimet Kibernetike, kanë nisur një aksion të gjerë në disa lokacione të ndryshme, ku janë arrestuar deri më tash katër persona, raporton Gazeta Sinjali.

Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media ka bërë me dije se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe të njëjtit do të hetohen për veprat penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi”, “Detyrimi” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi të paligjshëm”.

Sipas Prokurorisë, janë kontrolluar disa shtëpi dhe lokale e objekte tjera përcjellëse në Prishtinë dhe Podujevë.

RTV21 ka publikuar pamje nga aksioni në Podujevë.

image 117
image 118
image 119
image 120

Lidhur me aksionin është deklaruar edhe ministri i i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/