image Sveçla del me njoftim për tri aksionet policore - cak NPB, fajdet dhe mashtrimet me kartela bankare

Siguri

Sveçla del me njoftim për tri aksionet policore – cak NPB, fajdet dhe mashtrimet me kartela bankare

news image

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me aksionet policore që po zhvillohen në disa lokacione të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka thënë se Krimet Ekonomike po kryejnë bastisje në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare.

Ministri i Brendshëm ka thënë se angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0ktBhLCwFpc2CwLWPif8RNu2XexDou8wKqgb2ELQ6E5peV26wCHmMcGuhdNN4SxdQl&id=100063788556625&cft[0]=AZUDjC0GZDLmzjeirBKvI9NY1F4Mz3rIK8sY1vdA1VoCiloV5fdlX3QZannyo2OL6nWFh7r4Ll3Xe9n70Ewi54Tjk0lifPlwLbDvuBBHN1L7QKnFEYED-ycfSAx0FjIDECGx49vU-Gvx-Tk_ZYsKBlAgeVhoHixwOeiOlkq9b_xDrw&tn=%2CO%2CP-R

Kujtojmë se përmes një komunikate për media, Prokuroria njofton se janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Të dyshuarit do të hetohen për veprat penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi”, “Detyrimi” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi të paligjshëm”.

/GazetaSinjali/