image Pamje nga aksionet e Policisë: Sekuestrim i kamerave, drogës e mallrave të kontrabanduara nga Serbia

Siguri

Pamje nga aksionet e Policisë: Sekuestrim i kamerave, drogës e mallrave të kontrabanduara nga Serbia

news image

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në bashkëpunim me Prokurorinë, në Shtërpcë, ku ka sekuestruar sot kamerat e vendosura dhe të kontrolluara ilegalisht nga strukturat paralele, me ç’rast janë sekuestruar pajisje dhe dosje të ndryshme të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Përveç kësaj, edhe Antidroga ka zhvilluar një operacion në Ivajë të Kaçanikut, ku u konfiskuan mbi 5 kilogramë marihuanë dhe pajisje për mbjelljen dhe kultivimin e substancës narkotike dhe u arrestuan disa persona.

Ndërkohë në Zveçan, janë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në vlerë prej 55 mijë euro dhe substancë narkotike të llojit marihuanë.

Edhe Dogana e Kosovës ka kryer sot aksion, që rezultoi me konfiskimin e mbi 6 ton mallra të kontrabanduara nga Serbia.

May be an image of 7 people and people standing
May be an image of 3 people, tree, outdoors and text that says "BOBI SOP L"
May be an image of bicycle and outdoors

No photo description available.
May be an image of outdoors
No photo description available.

/GazetaSinjali/