image Policia bastis katër lokacione në Shtërpcë, po sekuestrohen kamerat e vendosura nga strukturat ilegale serbe

Siguri

Policia bastis katër lokacione në Shtërpcë, po sekuestrohen kamerat e vendosura nga strukturat ilegale serbe

news image

Policia e Kosovës ka nisur një aksion që lidhet me sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në komunën e Shtërpcës, ku po bastisen disa lokacione, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku, i cili ka bërë të ditur se po bastiset objekti i strukturave ilegale serbe dhe tri lokacione tjera ku dyshohet se janë të vendosura këto pajisje për monitorimin e kamerave të sigurisë në vendet publike në komunën e Shtërpcës.

Aksioni ka rrjedh prej aksionit të Brezovicës, por është aksion i veçantë. Jemi duke e bërë kontrollimin në objektin e strukturave ilegale të Komunës, duke i marrë materialet edhe dokumentacionet me pajisjet. Edhe në tri lokacione tjera ku dyshohet se janë të vendosura këto pajisje për monitorimin e e kamerave të sigurisë në vendet publike në komunën e Shtërpcës. Edhe jemi duke i heq ato kamera që janë vendosë aty“, tha ai për Sinjalin.

Maloku tha se strukturat ilegale kanë monitoruar kamerat e sigurisë që kanë përcjellë lëvizjet e qytetarëve dhe institucioneve të vendit, e më pas ato janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi.

Strukturat ilegale kanë monitoru kamerat që kanë përcjellur lëvizjet e qytetarëve dhe institucioneve publike të Republikës së Kosovës, e më pas janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi. Tash jemi duke i shkëput edhe duke i sekuestru ato pajisje që janë gjetur në një shkollë dhe në vende tjera“, shtoi ai.

Sipas Malokut, Policia pritet të zbarkojë edhe në disa vende nga ku dyshohet se po monitorohen këto kamera të vendosura nga strukturat ilegale serbe.

Jemi duke i sekuestruar të gjitha. Do të kryejmë kontrolle edhe në disa qendra, në një shkolle, një televizion lokal si dhe nga një vend afër postës së qytetit ku dyshohet se po monitorohen kamerat e sigurisë. Do të intervistohet drejtori i shkollës ku janë monitoruar kamerat, se kush i ka vendosur ato pajisje dhe më pas shohim se çfarë veprime do merren lidhur me të“, tha Maloku për Sinjalin.

/GazetaSinjali/