Një rrufe e fuqishme në plazhin Maruata, në Aquila Michoacán në Meksikë ka goditur dy persona, duke i lënë të vdekur në vendin e ngjarjes.
Televizioni spanjoll “Marca” ka publikuar pamjet e rënda të momentit kritik, i cili shokoi pushuesit përreth.
Siç raportojnë mediat atje, vendi ishte pak para një stuhie, por që nuk kishte filluar akoma sa për t’i paralajmëruar turistët për ndonjë rrezik.
Teksa, sipas të njëjtave raportime, viktimat janë një turist dhe një shitës i plazhit.
Turistët që ndodheshin në këtë plazh, derisa po filmonin rastësisht, kapën momentin tragjik me kamerën e telefonit të tyre.
Pamje të cilat mund t’i shikoni këtu, KUJDES +16: VIDEO