image Pamje dramatike, momenti kur babai ia hedh fëmijën policëve pasi i digjet banesa

Botë

Pamje dramatike, momenti kur babai ia hedh fëmijën policëve pasi i digjet banesa

news image

Një burrë ka hedhur fëmijën e tij në krahët e Policisë pasi u bllokua nga një zjarr që përfshiu me shpejtësi një banesë në New Yersey.

Babai bashkë me djalin e tij ishin në një ballkon të katit të dytë kur Policia dhe Zjarrfikësit i kërkuam ta hidhte djalin.

Tre oficerë dhe një zjarrfikës e kapën fëmijën dhe i ati shpejt e ndoqi.

Katër qytetarë të tjerë raportohet se janë trajtuar për thithjen e tymit, duke përfshirë një të shtruar në spital.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërkohë që rreth 50 persona u evakuuan nga kompleksi i banesave.

/GazetaSinjali/