Pushuesit në Durrës nuk i ka penguar moti i vranët për të shijuar të shtunën në plazh.
Durrësi, i cili ka vijën më të gjatë bregdetare, ka të gjitha plazhet në funksion të plotë, ndërsa kullat e vrojtimit janë ende bosh.
Temperaturat janë rreth 21-22 gradë celsius, ndërsa pushuesit thonë që uji i detit është tepër i ftohtë.
Nuk janë vetëm shqiptarët ata të cilët zgjedhin Durrësin për të pushuar, por edhe turistë nga vendet Perëndimore, Europa por edhe nga vendet më të largëta si Amerika.