Lufta në Ukrainë konsiderohet të jetë lufta më e dokumentuar në histori, kjo për shkak se Evropa nuk pati luftë brenda 77 vjetëve të fundit.
Sot është bërë virale një video ku shihet një tank rus i shkatërruar nga artileria Ukrainase.
Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu:
Lidhur me situatën në Ukrainë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksionet e reja që shënjestrojnë presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për pushtimin e saj.
Putin dhe Lavrov do të jenë subjekt i ngrirjes së aseteve, si pjesë e një pakoje masive të sanksioneve, që liderët e BE-së janë pajtuar gjatë një samiti urgjent të mbajtur pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, raporton REL.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se sanksionet do të shënjestrojnë të gjithë ata që kanë rol të rëndësishëm ekonomik në mbështetjen e regjimit të Putinit.