image Pamëshirshëm hajnat vjedhin në një market në Rogovë, pronari publikon pamjet

Siguri

Pamëshirshëm hajnat vjedhin në një market në Rogovë, pronari publikon pamjet

news image

Lulzim Hoti nga Rogova, është vetëm njëri nga shumë pronarët e marketeve të cilët përballen me hajnat dhe dëmet që shkaktojnë ata.

Të enjten, pas mesnate, marketi i pronarit Hoti, ka qenë cak i hajnave, të cilët qartazi në video shihen teksa vjedhin gjësende në market, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti, i cili është edhe banor i këtij fshati, i ka shpërndarë videot në profilin e tij, me shpresën që do të identifikohen hajnat qoftë përmes veshjeve apo gjesteve që ata bëjnë.

Ai po ashtu, ka shkruar se kushdo që i njeh personat në video, të ruhet nga ta.

Ata të cilët mund t’i identifikojnë apo të paktën të kenë dyshime në persona në video si në gjeste ashtu edhe në veshte mund të më shkruani edhe në privat“, ka shkruar Hoti.

Ende nuk dihet shuma e gjërave të vjedhura, mirëpo të dyshuarit shihen duke marrë cigare dhe disa artikuj të tjerë.

/GazetaSinjali/