image Paloma tregon pse nuk i përqafoi Donaldin dhe Semin kur doli nga shtëpia

Bota e Yjeve

Paloma tregon pse nuk i përqafoi Donaldin dhe Semin kur doli nga shtëpia

news image

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, “BigBrother” u rikthye, por tani në një format tjetër, me personazhe të njohura ‘VIP’, deri tani janë larguar tre banorë.

Paloma ka qenë njëra ndër banoret që është larguar të premtën mbrëma, teksa gjatë qëndrimit të saj në shtëpi për më shumë se 20 ditë, ajo ka debatuar shpeshherë me Donaldin.

Dyshja janë përplasur për çështje të ndryshme dhe situata mes tyre disa herë ka degraduar në ofendime. Por, në natën e largimit, Paloma përqafoi të gjithë banorët, teksa Semin dhe Donaldin madje as nuk i përshëndeti, moment ky që u bë viral në rrjete sociale.

E ftuar në “Fans Club”, ajo tha se nuk mund të na pëlqejnë të gjithë njerëzit dhe se ajo nuk ka pas afrimitet me Donaldin dhe Semin. Dhe duke qenë se kanë debatuar dhe shoqëria mes tyre kishte përfunduar para disa javësh, nuk mund t’i takonte.

“Nuk mund të na pëlqejnë të gjithë njerëzit dhe mua nuk më pëlqenin. Ne prishëm marrëdhëniet javën e dytë dhe nuk u bëmë shokë. Edhe pse mora vesh që është i preferuari, unë i qëndrova besnike gjësë sime dhe nuk e bëra shok. Duhet të më mirëkuptoni dhe mos më paragjykoni. Donaldi është i preferuari juaj, por jo i imi. Mos më paragjykoni”, u shpreh Paloma.

/GazetaSinjali/