image Palmer zbret në Ballkan, nesër viziton Shkupin para se të mbërrijë në Prishtinë

Kosovë

Diplomaci/ Palmer zbret në Ballkan, nesër viziton Shkupin para se të mbërrijë në Prishtinë

news image

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Shkup.

Ai me këtë rast do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov me të cilin do të bisedojë për zhvillimin e raporteve ndërmjet dy shteteve, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë Veriore.

Po ashtu, Palmer dhe Dimitrov do të shkëmbejnë edhe mendime për gjendjen në rajon

Vizita e Palemerit në Shkup bëhet në kuadër të turit të tij ballkanik.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht të shtunën e kaluar se i dërguari i posaçëm amerikan pritet ta vizitojë Prishtinën të premten, më 1 nëntor.

Sipas burimeve të redaksisë, Palmer do të takohet me liderët e partive kosovare si dhe me liderët institucionalë, ndërsa temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet e fundit politike në vend dhe gatishmëria e autoriteteve të Kosovës për rifillimin e dialogut me Serbinë.

Gazeta Sinjali mëson se SHBA-ja do të kërkojë nga autoritetet kosovare që të angazhohen për rifillimin e dialogut me Beogradin zyrtar më së largu deri në muajin mars 2020, para fillimit të ciklit të zgjedhjeve në Serbi.

Më 30 gusht sekretari amerikan, Mike Pompeo kishte emëruar Metthew Palmer, përfaqësues të posaçëm për Ballkanin. Ai pritet të luaj rol kyç në dialogun Kosovë – Serbi i cili është pezulluar për shkak të taksës së vendosur nga Kosova për produktet serbe. /Gazeta Sinjali/