image Palmer: Washingtoni mbështet fuqishëm Lajçakun në dialogun Kosovë - Serbi

Politikë

Palmer: Washingtoni mbështet fuqishëm Lajçakun në dialogun Kosovë – Serbi

news image

Zv/ndihmës sekretari i shtetit amerikan dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se ai besonte se rrëfimi i konkurrencës SHBA dhe BE në zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi ishte i tepruar dhe tha se Washingtoni e mbështet fuqishëm të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak.

Sipas Palmer, Washingtoni dhe Brukseli patjetër duhet të bashkëpunojnë shumë mirë për atë çështje, shkruan Danas, transmeton Gazeta Sinjali.

I pyetur se si është e mundur të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara konkurrojnë se kush do ta zgjidhë çështjen më herët, Palmer tha se Washingtoni mbështet fuqimisht Lajçakun.

“Ne punojmë krah për krah. Tanimë ka një dinamikë më të madhe. Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të jetë një ripërtëritje për rajonin dhe një hap i madh para”, citohet të ketë thënë Palmer./Gazeta Sinjali/