image Palmer thotë se qeveria e re do ta kthente dialogun me Serbinë
[wp-story id="814678"]

Politikë

Palmer thotë se qeveria e re do ta kthente dialogun me Serbinë

news image

Krijimi i një qeverie të re në Kosovë do ta kthente vendin në dialogun me Serbinë dhe do të pezullonte tarifën ndaj mallrave serbe.
Kështu mendon, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Matthew Palmer.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Palmer theksoi se përcaktimi i parametrave të negociatave është përgjegjësi e palëve dhe se përqendrimi vetëm te hartat dhe territoret zhvendos vëmendjen nga rëndësia e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë.  

Ai ka shtuar se ka shumë shpresë që Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë një rrugë për t’u kthyer tryezës së bisedimeve dhe pastaj të gjejnë rrugën për arritjen e një marrëveshjeje që të ketë mbështetje reciproke, që  do të rezultonte në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes tyre.  Sipas tij, kjo do të hapte rrugën për një të ardhme evropiane për të dyja vendet, për Kosovën dhe për Serbinë.

Matthew Palmer ka nënvizuar se  ai nuk ka parë një draft marrëveshje gjithëpërfshirëse që është gati për nënshkrim.