Me të mbërritur në Kosovë, zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer e ka takuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.
Takimi është mbajtur në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas Mustafës, është kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ai që është paraqitur në ambasadë për t’u takuar me të.
Në orën 13:30 është paraparë që Palmer ta takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se SHBA përmes Palmerit do të kërkojë nga autoritetet kosovare që të angazhohen për rifillimin e dialogut me Beogradin zyrtar më së largu deri në muajin mars 2020, para fillimit të ciklit të zgjedhjeve në Serbi. /Gazeta Sinjali/