image Palmer sjell këtë porosi amerikane në Kosovë

Kosovë

Vizita/ Palmer sjell këtë porosi amerikane në Kosovë

news image

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-ve, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, sot do të arrijë për vizitë në Kosovë.

Lajmin për vizitën e tij gjatë kësaj fundjave në Kosovë, e kishte publkuar Gazeta Sinjali më 26 tetor mbështetur në burime.

Ai me këtë rast do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Pas fjalimit, ai do të përgjigjet në pyetjet nga ky publik, njofton Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Po ashtu, Palmer pritet që sot në mesditë të takojë edhe presidentin Hashim Thaçi. Lajmi është bërë i ditur nga Kabineti i Presidentit, sipas të cilit takimi do të mbahet në ora 13.30.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, përveç Presidnetit Thaçi, Palmer do të takohet edhe me liderët e partive kosovare, ndërsa temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet e fundit politike në vend dhe gatishmëria e autoriteteve të Kosovës për rifillimin e dialogut me Serbinë.

Gazeta Sinjali mëson se SHBA-ja do të kërkojë nga autoritetet kosovare që të angazhohen për rifillimin e dialogut me Beogradin zyrtar më së largu deri në muajin mars 2020, para fillimit të ciklit të zgjedhjeve në Serbi.

Më 30 gusht sekretari amerikan, Mike Pompeo kishte emëruar Metthew Palmer, përfaqësues të posaçëm për Ballkanin. Ai pritet të luaj rol kyç në dialogun Kosovë – Serbi i cili është pezulluar për shkak të taksës së vendosur nga Kosova për produktet serbe.

Para ardhjes në Kosovë, Palmer qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut../Gazeta Sinjali/