image Palmer për Kurtin: Njihemi qe sa e sa vite, kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme

Kosovë

Përshtypja/ Palmer për Kurtin: Njihemi qe sa e sa vite, kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme

news image

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë takimit të tij me studentët, në kuadët të vizitës së tij në Kosovë, është pyetur nga studentët kosovarë edhe për përshtypjet e tij për kryeministrin e mundshëm të Kosovës, Albin Kurtin.

Palmer konsideroi se marrëdhëniet e tij me liderin e Vetëvendosjes janë të shkëlqyera dhe se ata njihen prej vitesh, shkruan Gazeta Sinjali.

“Arsyeja pse s’jam takuar me të është se ai nuk është këtu dhe se jam takuar me të para dy ditësh në Shkup. Kemi pasur rastin që të ulemi dhe të bisedojmë, sepse njihemi qe sa e sa vite. Dhe mendoj se kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe të hapur”, tha Palmer.

Ai tregoi edhe pritjet e tij për Albin Kurtin si kryeministër.

“Pritjet e mia për Albin Kurtin, duke supozuar që do të bëhet kryeministër janë se do të jetë partner i mirë për Shtetet e Bashkuara, se do të punojë ngusht me neve në kërkim të objektivave dhe qëllimeve tona të përbashkëta. Se ai do ta kuptojë se dialogu me Serbinë është i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për SHBA-në… dhe se do të gjejë mënyrën për t’u ulur në tavolinën e negociatave”, tha Palmer.

Ai tha se shpreson që Kurti gjithashtu ta adresojë me shpejtësi edhe çështjen e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia. /Gazeta Sinjali/